
Një 40-vjeçar shqiptar ka arritur të shpëtojë nga policia greke. Sipas mediave vendase mësohet se shtetasi shqiptar nuk i është bindur efektivëve të Policisë të Kilksisit për të ndaluar mjetin e tij, por është larguar me shpejtësi duke përplasur me derë dhe një prej oficerëve.
Më pas ai ka hedhur në rrugë një pako me kabanis të papërpunuar me peshë 1 kilogram e 42 gramë. Por, arratisja e shqiptarit me mjetin e tij nuk ka qenë dhe shumë e largët pasi vetëm disa minuta më pas ai ka braktisur automjetin duke lënë brenda dhe partneren e tij 33-vjeçare.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku bëri të mundur arrestimin e partneres së 40-vjeçarit si dhe sekuestrimin e pakos me kanabis dhe të mjetit. Ndërkohë, nga kontrollet e ushtruara në banesën e shqiptarit policia gjeti një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike .
Ndaj 33-vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj të shpallur në kërkim për transport droge për qëllime trafiku u ngrit një dosje, ndërsa efektivi i policisë u dërgua në spitalin ushtarak 424, ku i është dhënë ndihma e parë dhe është larguar.