Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arratisja e dy personave nga komisariati i Elbasanit, AMP pezullon nga puna 3 punonjësit e policisë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Arratisja e dy personave nga komisariati i Elbasanit, AMP pezullon nga puna 3
Foto ilustruese

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka pezulluar nga puna tre punonjës policië në Elbasan, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bëhet fjalë për shtetasit Theofan Telo, Andeta Liçi dhe Avni Bahja, pjesë e komisariatit të Elbasanit, të cilët në mospërmbushje të detyrave funksionale, me vperimet apo mosveprimet e tyre, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për parandalimin e arratisjes së 2 të arrestuarve.

Punonjësit e pezulluar nga puna:

N/Komisar Theofan Telo, me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

Inspektor Andeta Liçi, me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

Inspektor Avni Bahja, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Shtetasit me iniciale N. L dhe E. P., ishin shoqëruar për në polici nën akuzën e grabitjes me dhunë dhe gjykata në ngrakim të tyre, kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, por këta persona ja kanë dalë të largohen nga ambientet e komisariatit.

Gjithashtu AMP ka pezulluar nga puna dhe dy punonjësit e policisë me detyrë Trupë shërbimi vënd roje dhe një përgjegjës pranë Dhomave të Sigurisë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në lidhje po me këtë rast.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

➡️ N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se këta punonjës policie, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të shtetasve N.L. dhe E.P., ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 31/12/2024 Drejtoria Rajonale e AMP-së ka bërë ndalimin me iniciativë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Dh.D., me detyrë Trupë shërbimi vend roje në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë për "Shpërdorim i detyrës" edhe punonjësit e policisë Inspektor A.H., me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në DVP Elbasan dhe Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i Dhomave të Sigurisë në DVP Elbasan.

Vijojnë veprimet hetimore për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjës të tjerë të policisë në DVP Elbasan.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese