
11 emigratë të paligjshëm janë arratisur gjatë mbrëmjes së djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.
Mbetet e paraqartë sesi këta individë kanë arritur të largohen nga qendra e cila është e gjitha nën ruatjen dhe nën kontrollin e policisë.
Në lidhje me këtë situatë Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka nisur një hetim të detajuar mbi largimin e 11 emigratëve nga qendra si dhe janë marrë në pyetje të gjithë efektivët e policisë që kanë në shërbim në momentin kur dhe ka ndodhur arratisja.
Qendra e pritjes në Karreç të Durrësit është një insititucion në varësi të Drejtorisë se Migracionit, pjesë e Departamentit per Kufirin dhe Migracionin, ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Shtetit.
Qendra ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt ne territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj te cilëve është marrë nje masë ndalimi ne përputhje me legjislacionin ne fuqi, individë të ndaluar per kalim të paligjshëm kufiri, si edhe azilkërkues potenciale.