Hapësire reklamuese

Aktualitet

Armiq të përbetuar, Ervis Martinaj e futi në kurth Leonard Dukën duke i gjetur të dashur (Plani i ekzekutimit)

Shkruar nga Newsbomb
Armiq të përbetuar, Ervis Martinaj e futi në kurth Leonard
FotoMontazh/ Ervis Martinaj - Leonard Duka

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj nga miq dhe ortakë në biznes, në armiq kanë tentuar vazhdimisht t’i ngrenë kurthe njëri-tjetrit.

Nga përgjimet e publikuara nga "Zëri" ka dalë në dritë se më 9 gusht të 2022, Martinaj ka futur në kurth Dukën nëpërmjet një vajze.

Ervis Martinaj ka gjetur një vajzë përmes djalit të tezes, Kristos Teta. Vajza kishte si detyrë që të krijonte afrimitet me Leonard Dukën dhe më pas do të informonte “bosin e lojërave të fatit”, për lëvizjet e Dukës.

Ky plan duket se kishte funksionuar pasi vajza kishte dalë për kafe dhe darka me Dukën, i njohur si “Princi Damian”. Madje në një nga takimet ishte planifikuar që të bëhej edhe atentati ndaj Dukës, por që plani më pas ishte anuluar.

Pjesë nga dosja:

Ervis Martinaj ka angazhuar lidhjen e tij shtetasin Kristos Teta (njekohesisht djali i tezes) per sigurimin e informacioneve ne lidhje me vendndodhjet e shtetasve Leonard Duka dhe lidhjeve te tij. Shtetasi Kristos Teta me qellim lokalizimin e shtetasit Leonard Duka ka angazhuar ne menyre konstante nje femer te ciles i ka kerkuar qe te krijon njohje, ta takoje dhe te krijoje lidhje me shtetasin Leonard Duka me qellimin qe ta informoje per vendet qe frekuenton ky i fundit dhe automjetet qe perdor. Siç ilustrohet ne kete episod femra e aktivizuar nga shtetasi Kristos Teta e lajmeron kete te fundit qe do te takohet me shtetasin Leonard Duka me date 16.07.2020 ne afersi te zones se quajtuar Selvia. Ne ndjekje te ketij informacioni eshte angazhuar shtetasit Erigers Mihasi dhe persona te tjere ende te pa identifikuar per te planifikuar atentatin ndaj shtetasit Leonard Duka duke u pozicionuar me automjet dhe armatim ne zonen e Lokal "Oslo" ne pritje te takimit te shtetasit Leonard Duka me femren e angazhuar nga Kristos Teta. Ne kete date nuk eshte realizuar takimi dhe per kete arsye shtetasi Erigers Mihasi eshte terhequr.

Ky takim eshte realizuar me date 20.07.2020 ku femra e angazhuar nga shtetasi Kristos Teta ka njoftuar kete te fundit qe do te darkoje bashke me shtetasin Leonard Duka dhe nje shokun e tij tek restorant "Markata e Peshkut", ne Linze. Ne kete takim dyshohet se ka marre pjese shtetasit Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij. Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar kete te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta ne te njejten kohe ka njoftuar shtetasin Ervis Martinaj duke e furnizuar me keto informacion dhe duke ju shprehur qe ka deshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to.

Kush është Leonard Duka

Ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Leonard Duka njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, megjithëse më parë kanë qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eliminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj. Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka.

Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, që duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka. Gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë Martinajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese