Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Armiq që duhen goditur”, Shqipëria dhe Kosovës shfaqen në listën e zezë të ISIS

Shkruar nga Newsbomb
“Armiq që duhen goditur”, Shqipëria dhe Kosovës
Pjese e publikuar nga video e ISIS

Në video-propagandistike ka publikuar në rrjetet sociale ISIS, ku shfaq flamurët e 60 shteteve të ndryshme, të cilat i cilëson si “armiq të shtetit islamik që duhen goditur”.

Ajo që bie në sy është se në mesin e shteteve të publikuar nga ISIS, shihet flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Sipas burimeve të Shërbimi Federal të Inteligjencës (SRC) në Bernë, aktualisht në Zvicër janë 41 persona nën hetim. Por ndryshe nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizmin janë dyfishuar.

Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës. Disa forca politike zvicerane po kërkojnë të njëjtën gjë për Zvicrën.

Në rast të një kërcënimi serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme, Zvicra, si një shtet Schengen, mund të rifusë kontrollet kufitare, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

Sa i përket përfshirjes apo lidhjeve të shqiptarëve me terrorizmin qoftë islamik apo ndërkombëtar, për dallim nga vitet e mëparshme viteve e fundit, kjo shifër është në rënie.

Bën përjashtim rasti i fundit në Schaffhouse i një adoleshenti nga Italia, me origjinë kosovare, ndaj të cilit rast policia kantonale po vazhdon hetimet.

“Armiq që duhen goditur”, Shqipëria dhe Kosovës
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese