Hapësire reklamuese

Aktualitet

Armik me Rrumin dhe aleat me mikun e Lul Berishës, kush është krimineli që donte të vriste ish-juristin Mitri Prifti

Shkruar nga Newsbomb
Armik me Rrumin dhe aleat me mikun e Lul Berishës, kush është
Fotomontazh: Genti Nderjaku dhe Mitri Prifti

Ndër ngjarjet që ka zbardhur sot Prokuroria e Posaçme është edhe atentati ndaj juristit Mitri Prifti.

SPAK bën me dije se Genti Nderjaku alias Kili, alias Ekil Nderjaku në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar në periudhën 4 tetor 2020 deri në 30 janar 2021, ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Priftit.

 “Po kështu i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Mitri Prifti, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 i Kodit Penal”, sipas SPAK.

Genti Nderjaku është i përfshirë edhe në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shpferi i tij Andi Maloku. Gjithashtu Nderjaku i ka shpëtuar një atentati me snajper në vitin 2022 në zonën e plazhit në Durrës. 5 persona, të veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, mesditën e 12 shtatorit dalën në rrugën ku ishin informuar se ndodhej "shënjestra" e tyre dhe qëlluan me breshëri plumbash. Genti Nderjaku shpëtoi pa "u lagur", por ngjarja në atë kohë nuk u zbardh. 

Gentjan Nerjaku, rezultonte i arrestuar vetëm njëherë për armëmbajtje pa leje dhe njihej si kundërshtar i Rrumit. Ai ra në pranga nga Policia e Durrësit më 3 tetor të vitit 2017, por më pas u lirua.

“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, që drejtohej nga Marjel Fierza, u gjetën dhe sekuestruan, 2 armë zjarri pistoletë tip ‘Beretta’, automjeti që ata udhëtonin dhe 6 telefona celularë”, sqaronte Policia.

Fierza njihet edhe si mik i ngushtë i Lul Berishës dhe anëtar i bandës së Durrësit. Ai deklaroi në atë kohë se në momentin kur u arrestuan, po shkonin në komisariatit për të dorëzuar armën, të cilën pretendonin se e kishte gjetur në një depozitë uji.

Sakaq, Mitri Prifti, me profesion jurist është kushëriri i gruas së ndjerë të Edison Begajt. Pak ditë para plagosjes së këtij të fundit, më 29 maj 2021, Begaj dhe Prifti kanë qenë bashkë në një lokal në zonën e Lungomares. Aty mes tyre ka nisur një konflik dhe Edison Begaj ka qëlluar me shpullë në mes të lokalit Mitri Priftin.

Ajo shpullë do të bëhej shkak që pak kohë më vonë juristi nga Tirana të vishej me rroba policie dhe të shkonte në shtëpinë e vlonjatit Edison Begaj, në zonën e Kaninës. Sapo Begaj mbërriti në shtëpi, 36 vjeçari i doli para dhe e qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të cilët ndodheshin në makinë.

Po ashtu emri i Mitri Priftit u lakua pas arrestimit të Emiljano Shullazit, kur u tha se ai kishte shërbyer si ndërmjetës gjatë një konflikti mes Shullazit e Jani Zakës për një parking 1200 m katrorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese