Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çarja e digës në Bunec, Ministria e Mbrojtjes paraqet situatën: Janë përmbytur 12 biznese, rrugët janë bllokuar nga balta

Shkruar nga Newsbomb
Çarja e digës në Bunec, Ministria e Mbrojtjes paraqet
Pamje pas shembjes së ujëmbledhësit në Bunec

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas çarjes së digës në Bunec të Lukovës ditën e sotme. Mbrojtja njofton se për shkak të shembjes së ujëmbledhësit në Bunec, është shkarkuar rreth 15.000 metra kub ujë.

Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.

Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar. Sa i përket shkaqeve, mbeten ende të paqarta, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. 

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.

Nuk ka probleme në njerëz.

Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

Çarja e digës në Bunec, Ministria e Mbrojtjes paraqet

Ndërkohë, policia e Himarës njofton se po punohet për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik, teksa apelon qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese