Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arben Qeleshi, ish-prokurori feston 65 vjetorin, avokati i Berishës hap arkivën e fotove dhe thotë: Nuk ka mik si ai!

Shkruar nga Newsbomb
Arben Qeleshi, ish-prokurori feston 65 vjetorin, avokati i Berishës hap
Ish-prokurori Arben Qeleshi dhe avokati Genc Gjokutaj

Arben Qeleshi ka festuar ditëlindjen e tij të 65-të në 16 mars, një përvjetor që pakkush do të kujtohej. Por jo miqtë e tij. Genc Gjokutaj, avokati i njohur që sot ka dy klientë të rëndësishëm si Sali berisha dhe Ilir Meta, ka hapur arkivën e fotove dhe ka nxjerrë nga arkivat bashkëpunimet e tyre për ta kujtuar këtë ditëlindje.

“Arben Qeleshi, miku, shoku, vëllai im mbushi 65 vjeç. Edhe 100 të tjera Ben”, shkruan avokat Gjokutaj në një postim ku shumë më shumë vlerë kanë fotot e tyre të përbashkëta në proceset pas viteve ’90.

Arben Qeleshi, ish-prokurori feston 65 vjetorin, avokati i Berishës hap

Arben Qeleshi ishte një ndër prokurorët më të zëshëm të historisë së fillimeve të demokracisë. Jeta e tij juridike kaloi shumë dallgë e ulje ngritje, derisa zoti Qeleshi zgjodhi të tërhiqet duke u lënë vendin më të rinjve. Sot ai ka një trashëgimtar të ligjeve brenda familjes, avokaten Joana Qeleshi, CEO e studios ligjore me të njëjtin emër.

Arben Qeleshi, ish-prokurori feston 65 vjetorin, avokati i Berishës hap

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese