
Nga Blendi Fevziu
Shkëmbinjtë madhështorë të hedhur aty - këtu në shkretëtirën e artë të AlUlas, reflektohen me gjithë magjinë e tyre në fasadën e pasqyrtë të Maraya. Jam në një zonë tjetër të botës, larg Shqipërisë padyshim, në veri-perëndim të Arabisë Saudite ku AIUla, një rajon i pasur me formacione shkëmbore mahnitëse, kanione të thella, vende arkeologjike të lashta, të ofron një peizazh spektakolar.
E ka emrin “Shkretëtira e Artë” për shkak të rërës dhe ndriçimit të saj të veçantë që ofron një atmosferë magjike. Dielli që po perëndon lëpihet edhe ai nëpër paretet reflektuese të godinës që ka hyrë në librin e rekordeve Gines në mënyrën më të çuditshme, si ndërtesa më e madhe, ose kubi më i madh në botë, prej pasqyre.
Një ngrehinë 40 metra e gjatë, 40 e gjerë dhe 26 metra e lartë që është shumë vështirë të dallohet. 10 vite më parë, kur Mbreti i Arabisë Saudite inicoi ndërtimin e një sallë koncertesh në AlUla, zona e Hixhazit, pjesa më e vjetër e banuar e mbretërisë së tij, ai pati një kërkesë të ngjashme me 1001 netët.
Kërkoi një godinë “të padukshme”, e cila të kishte një sallë për më shumë se 500 vetë, por të mos ndërhynte në peizazhin magjik të shkretëtirës dhe të mos kthehej në një njollë ambientale. Kërkesa e tij u plotësua sikur t’ja kishte kërkuar llampës së Alajdinit. Xhindi i lashtë u shfaq në formën e arkitektit italian, Florian Boja, i cili propozoi një sallë mahnitëse, të madhe, që mund të shihej vetëm kur t’i afroheshe. Një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë pasqyra, në të cilat reflektohej shkretëtira me të gjitha ngjyrat e saj, duke e bërë ashtu siç e donte Mbreti, “të padukshme”. Sot, Salla e kocerteve Maraya është padyshim objekti më mahnitës i AlUla-s.
Një ngrehinë moderne në zemër të shkretëtirës, që reflekton gjithë madhështinë e saj. AlUl-a është shembulli më i mirë për të shpalosur rrugëtimin e Arabisë Saudite drejt modernizmit dhe rritjes. Në shkretëtirën e saj të pamasë, ku ditën djeg dielli dhe në mes të natës, thellësia e saj të ther si një the i padukshëm, duket se po....
Artikullin e plotë mund t'i lexoni në numrin e 43-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga dje, datë 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!