Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aplikacioni TEA, udhërrëfyesi digjital i Shqipërisë turistike

Shkruar nga Newsbomb

Aplikacioni TEA, udhërrëfyesi digjital i Shqipërisë

TEA (Tourism Events of Albania), kalendari digjital i turizmit është një platformë e mirëorganizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Së fundmi, aplikacioni ka marrë dhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili bën thirrje që çdokush ta ketë në celular TEA-n, udhërrëfyesin e Shqipërisë turistike.

"Shkarko aplikacionin TEA, udhërrefyesin digjital të Shqipërisë turistike dhe do të gjesh: kalendarin e eventeve me detajet përkatëse; akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon; si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur. Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë", shkruan Rama.

Aplikacioni TEA është falas. Në të gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të shfaqë eventet e dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese