Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Apeli nxjerr nga shtëpia Edmond Gashin, mjeku i Onkologjikut lë 20 milionë lekë garanci dhe do të vazhdojë punën

Shkruar nga Newsbomb
Apeli nxjerr nga shtëpia Edmond Gashin, mjeku i Onkologjikut lë 20
Mjeku Edmond Gashi duke shkuar ne gjykate

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mjekun onkolog Edmond Gashi, duke vendosur për të liri me garanci pasurore, ndërkohë që deri më sot ishte në "Arrest në shtëpi". Gashi ka pranuar të lërë 20 milionë lekë garanci.

Skandali në spitalin Onkologjik në QSUT u zbulua verën e këtij viti, kur Prokuroria e Tiranës nxori urdhër-arreste për mantelbardhët, të cilët akuzohen se janë përfshirë në veprime korruptive me pacientët që kuroheshin për kancer.

Edmond Gashi ndodhej në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", por vazhdimisht ka kërkuar heqjen e saj, sepse kishte shumë pacientë që e prisnin për trajtim. Kërkesa e tij është pranuar sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Edmond Gashi do të jetë i lirë me garanci pasurore 20 milionë lekë.

Me vendimin e sotëm për ndryshimin e masës së sigurisë, nëse merr dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Edmond Gashi mund të kthehet në punë në Spitalin Onkologjik në QSUT. Nëse jo, ai mund të ushtrojë profesionin në klinikën e tij private.

Muaj më parë Prokuroria e Tiranës “zbërtheu” skemën kriminale se si mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik bënin pazare dhe orientonin drejt privatit pacientët e diagnostikuar me kancer.

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin "pazar" me jetën e pacientëve.

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese