Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Apeli lë në qeli Lefter Allën, ish-kryebashkiaku do qëndrojë 3 vite në burg për tenderin 3 miliardë lekë

Shkruar nga Newsbomb
Apeli lë në qeli Lefter Allën, ish-kryebashkiaku do
Lefter Alla, ish-kryebashkiak i Bulqizes

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite burg për Lefter Allën, ish-kryebashkiak i Bulqizës. Ai akuzohet dhe është shpallur fajtor për një tender me vlerë 3 miliardë lekë që ia ka dhënë kompanisë së mikut të tij, por që punimet janë kryer nga punonjësit e bashkisë.

Bëhet fjalë për tenderin në shumën 322.439.000 lekë të reja, për të cilën janë shpallur fitues operatorët ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Për këtë procedurë prokurimi, rezulton se tenderi është fituar nga të njohurit e kryetarit të bashkisë, kurse punimet janë kryer nga nëpunës publikë të Bashkisë Bulqizë në kundërshtim me Ligjin Per Prokurimet Publike dhe aktet nënligjore.

Lefter Alla nuk e ka pranuar dënimin e dhënë nga shkalla e parë dhe e kishte apeluar atë, mirëpo edhe Apeli i Posaçëm e ka lënë në fuqi të njëjtën masë. Më poshtë, dënimet e dhëna togat e zeza në Dhjetor 2023:

- Lefter Alla , 3 vite burg

- Enkelejda Lleshit, 1 vit e 8 muaj burg, lirohet me kusht

- Rubin Kola, Arsen Gjoka e Kujtim Zogu, 14  muaj burg, lirohen me kusht

- Leonard Daci dënohet me 1 vit e 2 muaj burg, lirohet me kusht

- Erion Isaku dënohet me 2 vite burg

- Rasim Daci dënohet me 1 vit e 8 muaj burg

- Aqif Konesha dënohet me 1.4 vite burg

- Dali Gazidedja dënohet me 1 vit burg, lirohet me kusht

Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqize, konkretisht shtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri –tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe te hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqize, i kanë privilegjuar ata.

Kryetari dhe zyrtarët e bashkisë kanë krijuar avantazhe për këto dy subjekte si gjatë procedurës së prokurimit duke e shpallur fitues subjektin e shtetasit Rasim Daci pa përmbushur të gjitha kriteret e vendosura, por edhe gjate fazes së zbatimit të punimeve sepse punimet janë kryer nga subjekti i shtetasit Aqif Konesha qe nuk eshte shpallur fitues në procedurën e tenderit ku ka konkurruar, pasi nuk plotesonte kriteret ligjore.

Kjo me qëllimin e vetëm që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e të pandehurit Aqif Konesha me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla.

Edhe gjate fazes se zbatimit te kontrates jane evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshem të mbështetura në prova,  që te hetuarit Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime (omission) lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e te hetuarit Aqif Konesha që nuk përmbush kushtet dhe kriteret  për  kryerjen e këtyre punimeve, kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti qe ka kryerde facto punimet nuk gezon licensat e nevojshme per kryerjen e punimeve specifike për ujesjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët e Bashkisë Bulqizë, ndaj mungesa e liçencave profesionale nuk garanton standartin me të lartëshëndetësor të qytetarëve.

Ndërsa të hetuarit Rasim Daci dhe Aqif Konesha, administratorete subjektit fitues dhe atij qe ka kryer de fakto punimet, ne bashkepunim edhe me te hetuarit e tjere Ana Nishku qe ka kryerdetyren e mbikqyresit te punimeve dhe Dali Gazidedja drejtuesi teknik i punimeve kane perpiluar dokumente te falsifikuara gjate zbatimit te kontrates duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese e procedurës se prokurimit si dheper faktin se aktet qe dokumentojne kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve jane perpiluar ne kohe tendryshme nga data qe pasqyrojne realisht ne dokumentet e zbatimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese