Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk do të ketë
Olta Xhaçka

Apeli i Posaçëm i GJKKO-së i ka dhënë të drejtë SPAK për mosnisjen e hetimeve kundrejt Olta Xhaçës dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

Kujtojmë që pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi Prokurorinë e Posaçme që të regjistronte një kallëzimin penal dhe të nisë hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, organi i akuzës e ankimoi vendimin në Apelin e Posaçëm.

SPAK tha se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konstituar ndër të tjera dhe në veprimtarinë e kryer nga Gaçi, në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.

Apeli i Posaçëm në vendimin e marrë ditën e sotme, i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për mosnisjen e procedurave hetimore për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese