
Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Erdgys Arrazin mbi të cilin rëndojnë akuzat për vetëvrasjen e gruas së tij Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të mitur, dy vajzat dhe djali.
Erdgys Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe në seancë u paraqit së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe familjarë.
Në hyrje të gjykatës Erdgysi u duk i qeshur dhe aspak i tensionuar, por brenda në seancë para gjyqtares Elona Mihali, babai i tre fëmijëve të mitur ka shpërthyer në lot duke kërkuar lirinë pasi ende nuk ka mundur të shkojë tek varri i fëmijëve të ndjerë.
“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë”. – dëshmoi Erdgysi në seancë.

Edgys Arrazi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka tradhëtuar grun e tij të ndjerë, Alma Arrazi duke e shtyrë të ndërmarrë aktin tragjik vetëmbytjen bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.
39-vjeçarja Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Buna më 2 maj rreth orës 20:00 pasi u nda nga kunata e saj me të cilën pinë kafe. Por ngjarja u bë publike tre ditë më pas, pasi Alma kishte thënë se do shkonte tek vëllai i saj në Durrës dhe sipas familjarëve ajo e bënte shpesh këtë prandaj dhe nuk dyshoi askush prej ditës së parë.
Edhe pse ka kaluar gati një muaj nga ngjarja tragjike e cila tronditi për disa javë opinionin dhe qytetarët, ka ende dyshime se si ka ndodhur ngjarja, nëse Alma u hodh dhe vrau fëmijët, apo u vetëmbytën në breg të lumit Buna.
Fillimisht u gjet trupi i pajetë një një nga vajzave të mitur në anë të lumit Buna nga një peshkatar, më pas nisën kërkimet dhe pas 24 orësh u gjet edhe motra tjetër, ndërsa trupi i pajetë i Alamës me djalin e vogël u gjetën pas 3 ditësh kërkime intensive nga polumbarët e RENEA dhe FNSH dhe Forcat e Armatosura.
Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna bashkë me fëmijët për shkak të tradhëtisë së bërë nga bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi si dhe nga dhuna e vazhdueshme në familjë.
Duke iu referuar dëshmive të motrës të së ndjerës, Genta Arrazi tregon se Ergysi e kishte tradhëtuar disa herë Almën, por kjo e kishte falur për hir të fëmijëve. Por kulmi ishte kur Alma i ka kontrolluar telefonin dhe ka gjetur një video të burrit me të dashurën më të re, 18 vjeçare dhe natën që u vetëvra ajo i pa duke kaluar me makinë në qytet.