Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Anila Hoxha i përvishet Andi Bushatit: Po të tregoj bandën e gazetarëve të SPAK, si të morëm peng dhe të pyetëm me dhunë

Shkruar nga Newsbomb
Anila Hoxha i përvishet Andi Bushatit: Po të tregoj bandën e
Ilustrim: Anila Hoxha dhe Andi Bushati

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha ka bërë një reagim të fortë për analistin Andi Bushati, pas një editoriali të këtij të fundit se kolegët që punojnë pranë Prokurorisë së Posaçme janë papagaj që dezinformojnë për interesa të caktuara.

Anila Hoxha kujton kohën kur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku u thirrën nga prokuroria për disa materiale që u publikuan nga media "Lapsi.al". Duke mos kursyer ironinë, por as kolegun që e sulmoi hapur atë dhe gazetarët e tjerë që qëndrojnë pa orar në dyert e SPAK, ajo shkruan:

"I dashur Bushat!

Vendosa të rrëfehem.

Ndaj po tregoj se si funksionon Banda e gazetarëve të SPAK me një nga krimet që TI nuk e di që ta kemi bërë ne!

NE, Banda e gazetarëve te SPAK, kur prokurorët të kërkuan të paraqiteshe NE të morëm peng dhe të pyetëm me dhunë atë ditë e në vijim.

Ti ishte thirrur nga SPAK për cështjen e të dhenave personale, dhe ne anulluam menjëherë pushimet dhe jetën luksoze prej banditësh.

Zumë si pikë strategjike deren e SPAK dhe  u vendosëm aty.  Ca nga një anë e ca nga ana tjetër. Nja 20 kameramanë gati për të qëlluar, u vendosën përballë. Qëndruam palëvizur jo në ajër si papagajtë por në këmbë,  se na thanë ky sport është më i kërkuari

Madje, madje nuk u lodhëm asnjë cikë duke të pritur.

Kur dole, ishim këmbengulës, të rrethuam me mikrofonë dhe stë lamë te ikje.

Nga do na ikje ne jemi shumë të rrezikshëm dhe nuk na shpëtoje dot.

Dhe u dorëzove, ti fole dhe publiku degjoi shkeljet që ishin bërë nga SPAK për Lapsin dhe lirinë e medias.

Në atë kohe rezulton se banda të dhunoi me pyetje, të keqtrajtoi mbasi ishte gozhduar me orë të tëra në derë te godinës se qelqtë.

Secili kishte nje rol në atë krim të bandës, njëri hyri live, tjetri shqetesohej mbi standartin qe po ndiqte SPAK me sekuestrimin e pajisjeve te punës të gazetarëve

Secili veproi me shpejtësi precize sikur te ishte snajper, duke njoftuar ndonjë anëtar te bandës që mungonte. E urdhëruam  që te paraqitej shpejt në SPAK se "nuk mund të bënim si palaco" dhe të të linim vetëm.

Kjo bandë e rrezikshme, nga më te rrezikshmet që ka parë Shqipëria raportoi hap pas hapi dinamikën e veprimeve të prokurorisë, gjyqësorit. Në finale edhe Strasburgun në menyrë aq te organizuar saqë konkurron edhe Cosa  Nostrën.

Më pas banda e la derën e SPAK . U kthye në redaksi dhe u kujdes që për gjëmën e dhunimit të medias të raportonte përtej orarit zyrtar  dhe të ishte prezente edhe ne edicionet e tjera!"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese