Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Anëtari i KLP pyet Dumanin: A keni shkelur të drejtat dhe liritë e të hetuarve? Kreu i SPAK: I kemi bërë me vendime gjykate veprimet tona

Shkruar nga Newsbomb
Anëtari i KLP pyet Dumanin: A keni shkelur të drejtat dhe liritë
Tartar Bazaj dhe Altin Dumani/ Fotomontazh

Tartar Bazaj, një ndër anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e pyeti zotin Dumani nëse gjithë procedimet që ndërmerren prej SPAK dhe BKH kanë zbatuar rregullat dhe konventat për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Shqetësimi i zotit Bazaj vjen pas disa kritikave edhe publike, analistë e politikanë, i janë drejtuar SPAK gjithë këto kohë për mënyrën sesi zbaton ligjin e SPAK për të mbledhur provat për personat që i kanë në procedim dhe të pandehur.

“Nuk kemi raste të tilla” ishte shumë i qartë dhe i prerë kreu i SPAK Altin Dumani. “Nuk kemi raste sic ju përmendet. Gjykata në përgjithësi ka vendosur cfarë ne kemi kërkuar dhe ne i kemi administruar këto vendime. Të paktën nga ana e gjykatës është mbajtur ky standart” tha ai.

Ndërkohë në një pyetje tjetër zoti Bazaj, e pyet Dumanin se për shkak të volumit të madh të punës që kanë nëse do të duhet të angazhojnë në policinë e shtetit një trupë të posaçme policore, ndër më të kualifikuarat për të ndihmuar prokurorët dhe hetuesit në punën e tyre.

“Lidhur me policinë e shtetit ne jemi gjithmonë në komunikim me të. Kërkojmë ndihmën e tyre për veprimet hetimore. Krijimi i një trupe me oficerë të policisë së shtetit mund të bëhet, por ne bashkëpunojmë me një strukturë të posacme, me drejtorinë e luftës së krimit të organzuar dhe atë të korrupsionit. Ata angazhohen në hetimet tona” tha Dumani.

Anëtari i KLP ngriti edhe një shqetësim tjetër sa i përket sekuestrove sidomos për persona të cilët për fatkeqësinë e tyre, ndoshta nga përkthimi i munguar, apo nga mungesa e gjuhës, apo që nuk njohin procedurën janë dënuar si drejtues të bandave kriminale. “Këto kanë sjellë pasoja për familjarët e tyre. A e keni konstatuar ju këtë fakt” e pyet anëtari i KLP Dumanin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese