
Detaje të reja janë zbuluar nga ekstradimi i Kristi Bixhekut, 30-vjeçarit të shpallur në kërkim prej tre vitesh për një sërë veprash penale. Bixheku u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë ndërsa ishte në kërkim nga SPAK. Sipas raportimeve, Bixheku është anëtar i bandës së Laert Haxhiut.
Mësohet se tre vite më parë i riu i ka vendosur tritol banesës së Bujar Turkut në bashkëpunim me persona të tjerë.
Mësohet se 30-vjeçari Kristi Bixheku, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.