Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Analisti plas “bombën”: Dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’iu shërbyer bandave

Shkruar nga Newsbomb
Analisti plas “bombën”: Dy gazetarë, një burrë e
Arjan Curi

Analisti Arjan Curi ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka komentuar megaoperacionin e SPAK që goditi 7 grupe kriminale.

Ai u shpreh se në operacionin e Metamorfozës janë të përfshirë njerëz të botës së krimit, politikanë dhe media.

Madje ai tha se dy gazetarë, një burrë dhe një grua që dalin çdo ditë në ekranet shqiptare kanë marrë deri në 100 mijë euro për të dhënë ose lajme në favor të njërës bande ose tjetrës, ose për të devijuar vëmendjen e policisë.

Gjatë këtij operacioni, kokat më të mëdha kanë ikur dhe kanë akoma një histori të dytë që mund të ndodhi që kokat më të mëdha të kësaj 50-çes që është kërkuar për tu arrestuar, që janë deputetë. Pse u quajt Metamorfoza 3 sepse janë të përfshira 3 këmbë sikurse krimi, politika dhe media.

Dy gazetarë shumë të famshëm dhe të rëndësishëm që i kemi çdo ditë në ekranet tona, një burrë dhe një grua, dalin dhe marrin pagesa deri në 100 mijë euro për të dhënë ose lajme në favor të njërës bande ose tjetrës ose për të devijuar vëmendjen e policisë duke dhënë vendndodhje të ndryshme për kriminelët.

Ka fletë të ardhura nga Belgjika dhe Franca ku flasin këta gazetarë me pagesa për tu bërë shërbime ndaj bandave”, tha Curi në emisionin “3D”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese