Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

AMP prangos doganierin e Qafë Botës, furnizonte bizneset e jugut me mallra kontrabandë

Shkruar nga Newsbomb
AMP prangos doganierin e Qafë Botës, furnizonte bizneset e jugut me
Doganieri i arrestuar nga AMP dhe cigaret kontrabande

Një punonjës i Doganës së Qafë Botës është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, si i dyshuar për kontrabandim të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, është arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë B.H., me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi gjatë kontrollit të automjetit "Mercedes Benz", me të cilin po lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, ju gjetën 49 steka të pa pajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të këtij shtetasi u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

Nga hetimet e deritanishme të ndjekura nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandës, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

"Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport", njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese