Hapësire reklamuese

Aktualitet

AMP i kontrollon shtëpinë policit në Fier, gjen qese me kokainë dhe zbulon trafikun e armëve në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
AMP i kontrollon shtëpinë policit në Fier, gjen qese me
Pamje nga arrestimet e AMP ne Fier

Një efektiv i Policisë së Fierit është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi në shtëpinë e tij është gjetur një qese me rreth 41 gramë kokainë dhe disa armë zjarri. Në pranga kanë rënë dhe dy shtetas të tjerë, të afërm të tij.

Hetimet janë kryer në kuadër të grupit kriminal dhe shtetasit Lorenc Gropa, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, Klevis Gropa dhe Ledjon Gropa, janë arrestuar si të dyshuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Këtë veprimtari, shtetasit e arrestuar dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë Lorenc Gropa u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se nga veprimet hetimore dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit Skerdilajd Levendi, i cili u arrestua për "Trafikim i armëve dhe municioneve", pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi Bruno Festimaj, i dyshuar për "Organizim i lojërave të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e ambienteve për lojëra të palejuara", si dhe shtetasi Maliq Gropa, i dyshuar për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Nga ana AMP-së vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese