Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Amnistia Penale, Bardhi: Sigurisht që do ta votojmë, ja kush janë tre propozimet tona

Shkruar nga Newsbomb
Amnistia Penale, Bardhi: Sigurisht që do ta votojmë, ja kush janë
Gazment Bardhi

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Rithemelimit, kreu i grupit Gazment Bardhi në konferencën e mbajtur për gazetarët, ka folur edhe në lidhje me vendimet që u mbajtën gjatë mbledhjes.

Bardhi njoftoi se sigurisht që do të votojnë Amnistinë Penale nesër në Kuvend, nëse do të pranohen tre propozimet e opozitës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar është vendosurt që të përjashtohen patjetër nga aministia të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe gjykata nga strukturat e posaçme antikorrupsion.

“1.Grupi Parlamentar ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre. 

2. Grupi Parlamentar ka propozuar përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë. 

3. Grupi Parlamentar ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit."

Ligji për Amnistinë Penale ka marrë në parim votat për tu miratuar të enjten në Kuvend. Kujtojmë se për këtë projektligj kërkohen 84 vota, ndaj do të duhen me patjetër votat e opozitës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese