Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Amnistia nxjerr nga qelia "të tmerrshmin” e Beratit, lirohet pas 20 vitesh Aleksandër Kuqo

Shkruar nga Newsbomb

 

Amnistia nxjerr nga qelia "të tmerrshmin” e Beratit, lirohet pas
Burgu i Beratit
 
“I forti i Beratit” apo ndryshe i njohur si “i tmerrshmi i Beratit”, Aleksandër Kuqo, ka lënë qelinë. Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se Kuqo është liruar nga burgu i Beratit falë amnistisë penale të miratuar nga qeveria në prill të 2024.

Mësohet se Aleksandër Kuqos i kishte mbetur për të shlyer edhe një vit e gjysëm burg, mirëpo falë amnistisë “i tmerrshmi i Beratit” ka lënë ambientet e burgut.

Ai është një ndër personazhet më të komentuar në vendin tonë. Në vitin 2001 Kuqo u dënua nga Gjykata e Fierit me 21 vite burg, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane.

Kuqo ka një histori që nis shumë vite më parë. Në 1999 u dënua nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armbëmbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikim të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Vendimi i Gjykatës së Fierit, që e konvertoi vendimin italian në 21 vjet heqje lirie, në atë kohë u komentua gjatë dhe u cilësua si një skandal i drejtësisë shqiptare.  Në vitin 2003 Kuqo u arrestua në Fier, por u lirua nga gjykata pasi prokuroria paraqiti një dokumentacion që vërtetonte se ai ishte i sëmurë mendor.

Ndërkohë, ai ra sërish në prangat e policisë në 6 maj të vitit 2006. Kuqo u arrestua në vendin e quajtur  “kthesa e gjykatës” në qendër të Beratit teksa udhëtonte me një automjet tip “Mercedes” me targa të huaja.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese