Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasadorja që mbështeti fuqishëm SPAK, Yuri Kim shfaqet në Uashington krah Altin Dumanit

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja që mbështeti fuqishëm SPAK, Yuri Kim shfaqet në
Ilustrim: Altin DUmani krah Yuri Kim dhe Sekretarit Blinken

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është shfaqur dje në krah të kryeprokurorit Altin Dumani, teksa ky i fundit ka marrë çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Ajo ka shkuar në ceremoninë e vlerësimit të 10 individëve të spikatur globalisht për luftën kundër korrupsionit.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, Altin Dumani ka qenë mes këtyre 10 individëve të shquar nga gjithë bota dhe Sekretari Antony Blinken e ka nderuar atë me çmimin e rëndësishëm "Kampion kundër Korrupsionit".

"Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit.

Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Shqipëri, e cila veç mesazhit për Dumanin dhe SPAK, risjell në kujtesë dhe ish-diplomaten Yuri Kim, e cila gjatë detyrës së saj në vendin tonë e ka mbështetur fuqishëm këtë institucion të drejtësisë.

Një ditë më parë, më 9 Dhjetor Ambasada e SHBA i shprehu urimet kryeprokurorit Altin Dumani për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024, në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit.

"Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.

Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë", vijonte deklarata.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese