Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasadori italian nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Gjirokastër, Fabrizio Bucci: Këtu jam ndjerë si në shtëpinë time

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori italian nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në
Fabrizio Bucci

Ambasadori italian në Tiranë në ikje Fabrizio Bucci është nderuar nga Bashkia Gjirokastër me titullin “Qytetar Nderi”. Ceremonia është mbajtur në ambientet e banesës Ismail Kadare ku pjesëmarrës ishin drejtues të lartë vendorë.

"Për kontributin e dhënë në forcimin e lidhjeve historike dhe të bashkëpunimit aktual mes Italisë dhe Gjirokastrës. Mirënjohje për vëmendjen dhe iniciativat e tij me ndikim në ngritjen në një nivel edhe më të lartë të marrëdhënieve, falë realizimit me sukses të programeve dhe projekteve në fushat e kulturës, turizmit, ekonomisë dhe edukimit", ka qenë motivacioni me të cilin është nderuar ambasadori italian.

Favrizio Bucci është shprehur mirëjohës për titullin e marrë nga qyteti i Gjirokastrës ndërsa shpreh dashamirësisnë e tij për vendin tonë. Ndër të tjera ai thotë se dhe pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar si ambasador, ai do të rikthehet përsëri në Shqipëri, po këtë herë si një qytetar i thjeshtë.

Jam ndier si në shtëpinë time në Gjirokastër, pas 5 vitesh mbarova mandatin tim dhe Shqipërinë do ta kem në zemrën time. Ka qenë një periudhë që ne kemi bërë shumë për marrëdheniet Itali-Shqipëri. Italianët janë grupi më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri dhe marrëdhëniet poltike midis Shqipërtisë dhe Italisë janë forcuar akoma edhe më shummë,” është shprehur Fabrizio Bucci.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese