
Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi ka zhvilluar një takim me Mbretin Charls III në pallatin mbretëror, Buckingham për të dorëzuar kredencialet e emërimit të tij si përfaqësues diplomatik në këtë vend.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Ferizi shprehet se kanë diskutuar mbi marrëdhëniet diplomatike midis vendeve dhe mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë krah Britanisë, ndërsa shton se e ka ftuar atë që të zhvillojë një vizitë në vendin tonë.

Nisur nga deklarata e tij, Ferizi thotë se Mbreti Charls III është treguar shumë entuziast, sidomos për të vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit si dhe Alpet Shqiptare në veri.
“Mbreti Charles me lavdëroi për arritjet akademike. I thashë mbretit qe përfaqësoja Shqipërinë, por dhe shqiptarët në Britani, ku plot nga ata janë po aq të suksesshëm, në mos më shumë. I tregojmë se jemi një popull krenar, dhe aleat besnik i Britanisë.
I përcolla dëshirën e shtetit shqiptar dhe shqiptarëve që ai të vizitojë Shqipërinë. U tregua shume entuziast, sidomos për të vizituar Butrintin dhe Alpet shqiptare”,- tha ambasadori i Shqipërisë, Uran Ferizi.
Today I had the great honour of presenting my credentials, as Ambassador of Albania, to HM King Charles III. We had a warm chat about our alliance, our shared values, and mutual admiration. His Majesty is very keen on visiting Albania.
— Albania in UK ???????? ???????? (@AlEmbassyUK) May 30, 2024
Long live the King! Long Live Albania! pic.twitter.com/noHxtpdG8L