Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasadori i BE ia thotë në sy Spiropalit: Të rrespektohen vendimet e Gjyaktës Kushtetuse

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori i BE ia thotë në sy Spiropalit: Të rrespektohen
Silvio Gonzato

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka qenë pjesë e tryezës institucionet e Pavarura, ku e pranishme ka qenë edhe kryetarja e Kusvendit, Elisa Spiropali.

Ambasadori madje ia ka thënë në sy Spiropalit se politika duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Parlamenti ka një rol të rëndësishëm edhe nga ana buxhetore. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura apo dhe komisionet e ndryshime. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik”, tha ai ndër të tjera.

Ai madje nuk ka lënë pa përmendur edhe rrugën e Shqipërisë për në BE, duke thënë se klasa politike duhet ta konsiderojë integrimin prioritet.

Ishin këto dy nga tre mesazhet që dha Gonzato. Ndërsa mesazhi i tretë ishte i qartë dhe i shkurtër se BE do vazhdojë të mbështesë institucionet e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Fjala e ambasadorit:

Mesazhi i parë është të theksoj rëndësinë e parlamentit gjithashtu institucioneve të përvarur në kontekstin e hyrjes në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike të hyrjes në BE dhe punohet shumë për të hapur negociatat që ka të bëjë me funksionimin  institucioneve demokratike, institucioneve gjyqësore, por edhe të tjera.

Ky parlament ka një rol kyç, për të luajtur duke filluar me komitetin e BE që do të rishikojë pozicionin e negociatave, të cilat do ti paraqiten Këshillit Evropian

Negociatat do të konsistojnë në reforma thelbësore që do ta sjellin Shqipërinë në standard në të gjithë këto fusha. Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes për administratën publike ambicioz dhe është në funksionim të institucioneve demokratike.

Mesazhi im i dytë ka të bëjë me negociatat e suksesshme në hyrje në BE që kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por edhe në bashkëpunime ndërinstitucionale.

Shpresoj që në parlament integrimi në BE të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik. Parlamenti është qendra për të pasur dialogun konstruktiv duke përfshirë edhe çështjen e integrimit në BE por edhe të miratojë legjislacione dhe ndryshimet ligjore.

Sic u përmend edhe në raportin e fundit është e rëndësishme fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe instituicioneve të pavarura. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm edhe nga ana buxhetore. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura apo dhe komisionet e ndryshime. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik.

Për reformën në drejtësi parlamenti duhet të luajë një rol kyç për mos kthimin pas të këtyre reformave. Këto reforma duhet të shoqërohen me  luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Mesazhi im i tretë është që BE do vazhdojë të mbështesë institucionet e Shqipërisë në rrugën drejt BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed