Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith në takim lamtumire me kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith në takim lamtumire me kreun e
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi është takuar ditën e sotme me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Në një njoftim për media të dhënë nga Gjykata e Lartë, thuhet se Sadushi u takua me King-Smith, në përmbyllje të mandatit të tij diplomatik të këtij të fundit.

Palët thanë se ky partneritet do të vazhdojë më tej, ndërsa u nënvizua dhe fakti se Britania e Madhe siguron mbështetjen e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa konfirmuan vijimin e partneritetit duke e vlerësuar atë si të rëndësishëm dhe afatgjatë.

Dëshiroj të theksoj mbështetjen dhe inkurajimin tuaj të palëkundur për fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024.

Kam vlerësuar shumë personalisht ndërveprimet tona dhe njohuritë që keni ndarë. Aftësia juaj për të trajtuar çështje të ndërlikuara ndërkombëtare ka fituar respekt dhe admirim të lartë nga të gjitha palët”,- u shpreh gjatë këtij takimi, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese