Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasada amerikane uron hetuesit e rinj të Policisë së Shtetit: Në 5 muaj, mbi 200 inspektorë në hetimet e krimeve bazë

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada amerikane uron hetuesit e rinj të Policisë së Shtetit:
Akademia e Sigurisë së Policisë së Shtetit në Tiranë

Ambasada amerikane uron hetuesit e Policisë së Shtëtit të cilë kanë përfunduar me sukses kursin intensiv prej 6-javësh të hetimit të krimit në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit në Tiranë.

Hetuesit e rij u trajnuan nga specialistë nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë në SHBA (ICITAP), ndërsa nga fillimi i vitit deri tani janë certifikuar mbi 200 inspektorë.

Urime klasës më të fundit të hetuesve në Policinë e Shtetit, të cilët përfunduan një kurs intensiv gjashtë-javor të hetimit të krimit në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit në Tiranë. Këta hetues me përvojë u pajisën me aftësi të përparuara trajnimi nga specialistë nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë në SHBA (ICITAP).

Në ceremoni morën pjesë Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë Kathryn Hammond, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga dhe Rektori i Akademisë së Sigurisë Dr.Illirjan Mandro. Gati gjysma e grupit të trajnimit janë gra dhe vajza, të cilat do të përdorin aftësitë e tyre të reja për të zhvilluar gjeneratën e ardhshme të drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Që nga janari 2024, ICITAP, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Akademinë e Sigurisë, ka trajnuar dhe certifikuar mbi 200 inspektorë të Policisë së Shtetit në hetimet e krimeve bazë. Urime të gjithë të diplomuarve!”

Ambasada amerikane uron hetuesit e rinj të Policisë së Shtetit:
 
Ambasada amerikane uron hetuesit e rinj të Policisë së Shtetit:
 
Ambasada amerikane uron hetuesit e rinj të Policisë së Shtetit:
 
Ambasada amerikane uron hetuesit e rinj të Policisë së Shtetit:
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese