Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë zbulon “porositë” e Prokurorit të Përgjithshëm të Trump: Të eleminiohen kartelet dhe krimi i organizuar

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada Amerikane në Tiranë zbulon “porositë” e
Pamje nga zhvillimi i takimit me disa nga kryetaret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar përmbylljen e vizitës zyrtare të Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, i cili qëndroi në Shqipëri nga data 19 deri më 23 maj.

Vizita u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Sipas deklaratës së Ambasadës, gjatë vizitës së tij, Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, si dhe me drejtues të institucioneve kryesore të rendit dhe drejtësisë në vend.

Në fokus të këtyre takimeve ishin përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër karteleve kriminale, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm, prioritete të qarta të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA.

Gjithashtu zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.

Në kuadër të bashkëpunimit mes ICITAP, Byrosë Kundër Terrorizmit dhe Zyrës për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të LigjitSHBA dorëzoi pajisje moderne në vlerë prej 340,000 dollarësh për sistemin penitenciar shqiptar, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknologjike dhe të sigurisë në burgje.

Postimi i plotë i Ambasadës: 

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj.

Gjate vizitës së tij, Z. Fields u takua me te Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasades dhe udheheqes te institucioneve te zbatimit te ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.

Ai percolli prioritetet e Prokurorit të Pergjithshëm të ShBA per të eliminuar kartelet, krimin e organizuar nderkombëtar dhe emigracionin e paligjshem.

Ndihmes Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Pergjithshëm së Policise së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm te Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Pergjithshëm te Burgjeve Klevis Qose dhe te tjerë.

Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare permes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit.

Vizita perfundoi me prezantimin e Cmimit te Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademine e Sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese