
Ambasada amerikane ne Tirane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë me një postim në rrjete sociale ka shpërndarë një mesazh referuar NATO-s për të gjitha vendet anëtare.
Ambasada Amerikane shkruan se shtetet anëtare duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen kombëtare në mënyrë që Aleanca të jetë e përgatitur për të parandaluar dhe përballuar çdo kërcënim të mundshëm.
“5 për qind – kaq duhet të shpenzojnë Aleatët e NATO-s që të mund të parandalojë dhe mbrojë kundër çdo kërcënimi. Lajmi i mirë është se të gjithë në #NATO, me disa përjashtime, po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sot sesa tre, katër apo pesë vjet më parë. Kjo prirje duhet të vazhdojë,” shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.
View this post on Instagram
Sondazh
Poll