Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Amaneti yt u vu në vend”, me 72 trëndafila mbi arkëmort përcillet për në banesën e fundit bashkëshortja e Tritan Kalos

Shkruar nga Newsbomb
“Amaneti yt u vu në vend”, me 72 trëndafila mbi
Tritan Kalo me bashkeshorten

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen monstruoze, ditë më parë u nda nga jeta bashkëshortja e mjekut të njohur Tritan Kalo. Rozeta Kalo është përcjellë sot për në banesën e fundit, ashtu si dhe ajo dëshironte, me rrobat që kishte zgjedhur e trëndafilat që dëshironte.

Mes dhimbjeve e lotëve familjarët i dhanë lamtumirën e fundit Rozetë, gruas e cila nuk nguroi asnjëherë të luftonte, mirëpo sëmundja rezultoi të ishte e pamëshirshme dhe më e fortë se ajo.

Mjeku Tritan Kalo ka shkruar disa rreshta të ndjera për shoqen e tij të jetës duke i thënë se amaneti i saj u plotësua dhe sot po prehet pranë vëllait.

“E kish lënë amanet të përcillej me rrobat me të cilat festuam ditëlindjen e 25-të të yllit tonë të vogël Genta Juna Kalo si dhe të prehej shumë pranë varrit të Ardit. Ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin. Amaneti yt u vu në vend”, shkruan mes rreshtash mjeku.

Postimi i plotë:

8.06.2024….Dita më e trishtë në jetëshkrimin e Familjes Kalo Jr, që prej nisjes së këtij jetëshkrimi më 18.07.1985….. Në orën 14:00 zhvillohet në McCALL GARDENS/SEQUOIA CENTRE ceremonia e dhënies së lamtumirës për bashkëshorten time dhe nënën e tre yjeve tona, ROZETA KALO….

     Pas ceremonisë trupi i të ndjerës do të prehet përjetsisht në ROYAL OAK BURIAL PARK, shumë pranë vëllait tonë të ndjerë ARDIAN LEKA i cili prehet aty prej 20 vitesh…..

     E kish lënë amanet të përcillej me rrobat me të cilat festuam më 7.08.2023 ditëlindjen e 25 të yllit tonë të vogël Genta Juna Kalo si dhe të prehej shumë pranë varrit të Ardit…..Ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin….Amaneti yt u vu në vënd….

     Mbi arkëmort do vendosen edhe 72 trëndafila të kuq, rozë dhe të bardhë, sikundër kurdoherë ti i pëlqeje, dhe numuri përkon me atë çka ti shpreheshe dhe dëshiroje kur u sëmure: “Të paktën të mbush 72 vite, para se të ndahem nga kjo jetë”…..

    DO TË PËRJETËSOHESH në mëndjet dhe në zemrat tona e mira, e urta dhe buzëgazta ROZETA KALO….

    Prehu në Paqë dhe mos ki asnjë dert për Besjanën, Enkelejdën dhe Gentan, sepse unë do të vijoj të jem për to babai kurdoherë i dedikuar në përkujdesin ndaj tyre….

     Në shtëpinë tonë KURRË nuk do të mungojnë prania e ROSES/TRËNDAFILAVE, luleve të tua të preferuara…..

     LAMTUMIRË GJYSMA IME MË E MIRË

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese