Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Aman se mos hamë ndonjë burg", dalin mesazhet mes drejtoreshës së Tiranës dhe administratorit të kompanisë "5D"

Shkruar nga Newsbomb
"Aman se mos hamë ndonjë burg", dalin mesazhet mes
Deborah Keçi

Deborah Keçi ishte një nga të akuzuarat nga SPAK në kuadër të operacionit të zhvilluar për dosjen "5D". Drejtoresha e shumësportëshit të klubit të Tiranës është njohur me akuzën zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” si dhe është pezulluar nga puna si drejtuese në këtë institucion në varësi të Bashkisë.

Së fundmi, janë publikuar fakte nga dosja e hetimore e SPAK, ku ndër të tjera bien edhe në sy mesazhet e Keçit me Nestor Muhametllarin, i cilësuar si "truri" i "5D". Gjatë kohës që përgatiteshin procedurat për tenderin, Deborah i kishte urdhrat e qarta që paratë të kalonin te kompania në fjalë. Siç rezulton edhe në dosjen hetimore, Keçi i jep Muhametllarit gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i jep dhe akses në një nga panelet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Deborah i kërkon Muhametllarit që dokumentet të shihen me kujdes, duke iu druar ndonjë hetimi të mundshëm nga organet e drejtësisë. "Vetëm aman shikojini tamam se mos hamë ndonjë burg". Keçi nuk e fsheh frikën për veprimet teksa komunikon në What's App me administratorin e kompanisë "5D", Nestor Muhametllari.

"Aman se mos hamë ndonjë burg", dalin mesazhet mes
Biseda në What's App

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese