Hapësire reklamuese

Aktualitet

Altin Dumani “zbërthehet” para gazetarëve, nga “21 Janari”, “Kodi Zgjedhor” te “Sky Ecc”: Kemi një strategji! Ju garantoj që do godasim e politikanë

Shkruar nga Newsbomb
Altin Dumani “zbërthehet” para gazetarëve, nga “21
Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar mesditën e kësaj të hëne një takim me gazetarët ku dhe ka folur për atë çfarë është duke ndodhur në vendin tonë si dhe për çështje të ndryshme të cilat kanë interes për publikun.

Një ndër pyetjet të cilat i është drejtuar Dumanit nga gazetarët ka qenë ajo për “21 Janarin”. Kreu i Prokurorisë së Posaçme ka theksuar se lidhur me këtë dosje çdo ditë janë duke u kryer veprime konkrete, pasi e tillë është dhe dinamika e cila ka nevojë për veprime të përditshme.

“Vendimi nga Gjykata e Lartë është marrë në mars të 2024 dhe aktet në SPAK kanë mbërritur në 11 korrik, në datën 15 korrik është bërë regjistrimi i procedimit penal pa emra konkret. Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi e tillë është dinamika, që sjell nevojën për veprime të përditshme”, mësohet të ketë thënë kreu i SPAK gjatë takimit me gazetarët.

Ndër të tjera ai foli edhe për zgjedhjet dhe strukturën që do të hetojë ndërhyrjen në këtë proces. Dumani tha se e kanë gati strategjinë dhe planin e veprimit, mirëpo nuk ka dashur të japë më tepër detaje.

“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi. Po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër, por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin.”, tha ai.

Gjithashtu ai është ndaluar edhe te zbërthimi i dy aplikacioneve famëkeqe “Skyecc” dhe “Encrochat”, si dhe “rënia në rrjetë” e njerëzve të rëndësishëm, mes tyre edhe politikanë.

Kreu i SPAK u shpreh se organi që ai drejton janë duke vijuar me kërkimin për kode të tjera me qëllim që t’i lidhin me prova të tjera  dhe kështu do të mund të zbërthejnë dhe arrestojnë të tjerë persona të përfshirë në krimin e organizuar.

“Nuk është e vertetë që nuk ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjitha databazën e SkyEcc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk ka dalë lidhja direkte. Ne di institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv.

Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushteutese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentat. Ne përpiqemi që të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky Ecc, por ti lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet këdo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona”, theksoi Dumani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese