Hapësire reklamuese

Aktualitet

Altin Dumani takon ambasadorin britanik: Në fokus, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Altin Dumani takon ambasadorin britanik: Në fokus, bashkëpunimi
Pamje nga takimi i kreut të SPAK, Altin Dumani me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik, Alastair King- Smith dhe dy gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i SPAK, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ku shkruan se ai ka pritur në zyrat e SPAK delegacionin e Britanisë së Madhe.

Fokusi i bisedimeve midis palëve kanë qenë disa çështje kyçe që lidhen me drejtësinë, si dhe ngritja e kapaciteteve për të rritur bashkëpunimet në fushën e gjyqësorit si dhe të agjensive ligjzbatuese midis vendeve.

Nder të mikprisnim sot ambasadorin  King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK”,- shkruhet në postimin e SPAK.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese