Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Altin Dumani nuk i trembet presionit të Greqisë: Nuk ka shans të ndikojë për Fredi Belerin!

Shkruar nga Newsbomb
Altin Dumani nuk i trembet presionit të Greqisë: Nuk ka shans të
Kreu i SPAK, Altin Dumani në Komisioni për Çështjet Ligjore

Një nga pyetjet e cila ju drejtua kreut të SPAK, Altin Dumani nga deputetja e PD, Elda Hoti në Komisionin për Çështjet Ligjore ishte dhe a ka pasur ndërhyrje nga shtet e tjera në lidhje me vendimet e SPAK, duke iu referuar rastit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Dumani ka mohuar të kishte ndërhyrje në punën e SPAK nga shtetet e huaja.

“Ne jemi prokurorë të Shqipërisë, jemi betuar në Kushtetutë dhe i bindemi vetëm Kushtetutës së Shqipërisë. Asnjë shtet i huaj nuk ka asnjë shans as të ndikojë dhe as të intimidojë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. I bindemi vetëm Kushtetuës dhe Legjislacionit përkatës.”

Hoti vazhdoi dhe me dy pyetje të tjera në lidhje me veprat penale që ka kryer Berisha si dhe a ka djeni Dumani në lidhje me ndalimin e gjyqtares Irena Gjoka për kalimin në zonën shengen.

Cila është vepra penale që ka kryer Sali Berisha dhe çfarë pasoja apo dëmi ekonomik apo çfarëdo lloj tjetër ka shkaktuar Berisha me veprimet e tij?

A jeni në dijeni në lidhje me ndalimin nga Greqia për ndalimin e Irena Gjokës në zonën shengen për mos deklarimin e këtij fakti në formularin e mosdeklarimit. A duhet të qendrojë ende në sistemin e drejtësisë?

Sa i përket çështjes për ish-kryeministrin Berisha, Altin Dumani ka zgjedhur të mos ketë asnjë koment. Ndërsa mbi ndalimin e Irena Gjokës nga Greqia për të kaluar në zonën shengen, Dumani tha se nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar në lidhje me çështjen e gjyqtares Gjoka. Për verifikim të figurës është Prokuroria e përgjithshme, institucioni kopetent." - tha Dumani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese