Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ali Ahmeti, më 2 Maj shpallet "Qytetar Nderi" i Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Ali Ahmeti, më 2 Maj shpallet "Qytetar Nderi" i Tiranës
Ali Ahmeti

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti do të shpallet "Qytetar Nderi" i Tiranës më datë 2 Maj. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në Shkup, të cilat shkruajnë se Ahmeti do të nderohet me një ceremoni të veçantë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në ambientet e Bashkisë së Tiranës, Ali Ahmeti do të vlerësohet me titullin e lartë "Qytetar Nderi".

Ali Ahmeti është ndër politikanët shqiptar më të njohur dhe më me ndikim në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi. Në vitet 1988/89 ai ka qenë një nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve duke sfiduar seriozisht regjimin e Sllobodan Miloseviçit.

Ai njihet gjithashtu edhe për ndikimin dhe rolin aktiv në ngjarjet e Kosovës. Në vitit ’86 Ali Ahmeti ka pasur rol kryesor ndërlidhjen e Kosovës me Evropën.

Është ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998 kur filloi lufta zgjidhet si nga të parët anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2001, gjatë luftës në Maqedoni Ali Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në gusht të vitit 2001 dhe çarmatimit të UÇK-së në shtator, Ali Ahmeti u angazhua në procesin politik të zbatimit të marrëveshjes. Ai inicoi dhe u emërua udhëheqës i Këshillit Koordinues i cili bashkoi të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe ish-strukturat e UÇK-së.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese