Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aleanca dhe miqësi të prishura! SPAK zbardh 12 atentate të bandave nga veriu në jug

Shkruar nga Newsbomb
Aleanca dhe miqësi të prishura! SPAK zbardh 12 atentate të
Fotomontazh/ SPAK dhe efektivi i RENEA-s

Shtatë grupe kriminale me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të Shqipërisë janë goditur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë megaoperacionit të zhvilluar përgjatë ditëve të fundit. Sipas njoftimit të SPAK i shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj ka qenë objektivi kryesor për t’u ekzekutuar nga grupet armike me të.

Gjatë hetimeve intesive të kryera nga organi i akuzës është bërë i mundur zbërthimi i aktivitetit kriminal të disa prej eksponentëve më famozë të krimit në vendin tonë, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale më të bujshme mga veriu në jug të Shqipërisë.

Siç bëmë me dije dhe më herët Martinaj kishte bashkuar forcat me ish-deputetin socialist Arben Ndokën si dhe Emiljano Shullazin, ndërsa nga ana tjetër “i forti” i Niklës, Durim Bami kishte “shtrënguar duart” me klanin Duka për të eleminuar “mbretin” e lojërave të fatit.

SPAK ka arritur të zbardhë 12 atentate si dhe 9 ngjarje të tjera kriminale, nga mbjellja e kanabisit deri te armëmbajtja pa leje e rastet e shpërdorimit të detyrës.

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim të shtetasit Shkëlzen Kastrati ngjarje e ndodhur më datë 01.02.2021 në qytetin e Fierit;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje, të mbetur në tentativë, të shtetasit Prenk Gjini dhe të shkatërrimit të pronës me eksploziv, e ndodhur më datë 15.09.2020, në qytetin e Tiranës;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim, të mbetur në tentativë, të shtetasit Durim Bami e ndodhur më datë 04.11.2020, në zonën e Krujës;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit Enrik Meta e ndodhur më datë 04.07.2020, në qytetin e Burrelit;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit H.T. dhe shkatërrimit të pronës, e ndodhur më datë 18.05.2020, në fshatin Zenisht të Matit.

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit Durim Bamit gjatë vitit 2020;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit Prenk Gjini  gjatë vitit 2020;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.G, Lenoard Duka dhe A.G, gjatë vitit 2020;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve Fatmir Hyseni dhe A.H., gjatë vitit 2020;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit Ervis Martinajt, gjatë vitit 2020;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit Armando Ndreca, gjatë vitit 2021;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve Ervis Martinaj dhe T.XH., gjatë vitit 2021;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast shitje bimësh narkotike canabis sativa, dhe trafikimi të lëndëve narkotike, në një vend kufitar me Republikën e Shqipërisë gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast dhënie ndihmë për kalim të pa ligjshëm të kufijve, në vitin 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në Republikën e Shqipërisë;

Identifikimi i autorëve të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë viteve 2019-2020;

Identifikimi i autorëve të mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve, për disa raste kriminale, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të një rasti të organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorit të një rasti të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike;

Identifikimi i autorit të një rasti të shpërdorimit të detyrës, nga persona që ushtrojnë funksione publike;

Identifikimi i autorëve të një rasti të goditjes ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore;

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese