Në muajin dhjetor kreu i qeverisë, Edi Rama doli me një njoftim të rëndësishëm duke lajmëruar se në fillim të vitit 2025 do të ndalohet përdorimi i rrjetit social TikTok në vendin tonë
Ky vendim i qeverisë Rama erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Mbyllja e kësaj platforme në Republikën e Shqipërisë ka qenë për ditë me radhë dhe kryefjala e mediave, jo vetëm atyre vendase, por edhe botërore.
Shqipëria bëhet kështu një nga pak vendet që kërkon ndalimin e “TikTok”, duke ngjallur kështu debate dhe kundërshtime të forta.
Një nga personat të cilët është dukshëm kundër këtij vendimi të qeverisë është edhe drejtuesi i Acromax Media, Aldor Nini.
I frikësuar nga humbja e klikimeve dhe prekja e interesave të veta, Nini është shprehur në emisionin “Opinion” se do të marrë masa ligjore ndaj Apple dhe Google nëse ndihmojnë shtetin shqiptar të bllokojnë aksesin e kësaj platforme në vendi tonë.
“Do provojnë ta bllokojnë dhe nëse Apple dhe Google nuk do ta ndihmojnë shtetin shqiptarë që ta heqë aplikacionin shqiptarë që ta heqë aplikacionin nga telefonat tonë, nëse… por nuk do ta bëjnë. Përndryshe do të jem unë i pari që do ta hedh Apple në Amerikë në gjyq, do t’i kërkoj edhe dëmshpërblim.
Nëse nuk do ta ndihmojnë këto dy kompani shtetin shqiptar; Apple dhe Google… për android telefonat, këto dy më të përhapurat, atëherë shteti shqiptar do filloj të përdori të njëjtat metoda që ka përdor Akepi, duke i gjujt çdo ip adrese që të gjejë një domen duke mbyll edhe 30 shërbime të tjera… se e ka bërë këtë gjë nuk është se nuk e ka bërë… dhe për çfarë e ka bërë?! Për një video që i kishte dal njërës nga telefoni, që nuk duhet të shpërndahej.
Një e vjetër para disa vitesh… E ka bërë AKEPI këtë gjë dhe ka mbyllur kushedi sa shërbime.
Kjo është një metodë, metoda tjetër është që të bllokojmë të gjithë icloud ku ke Netflix, Spotify… T’i bllokojmë të gjitha adresat se atje e ke edhe Tik-Tok-un…”, tha Nini ndër të tjera.