Përfaqësuesit e opozitës, Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve presidenciale.
Përmes një postimi në “Facebook”, deputetja demokrate ka bërë me dije se ditën e sotme kanë qenë në Kaliforni ku dhe patën rastin të ndiqnin nga afër fushatën e Kongresmenes Michelle Steel dhe të bisedonin me të, kandidate republikane në Distriktin e Orange County.
Gjithashtu ata patën dhe një takim me Shaun Steel, kryetar i Partisë Republikane për Kaliforninë dhe anëtar i Komiteti Kombëtar i Partisë Republikane, me të cilin diskutuan për ecurinë e zgjedhjeve dhe problematikat e një prej garave më të ngushta e më të shtrenjta në SHBA, që mund të jetë përcaktuese për krijimin e maxhorancës së nevojshme në Kongresin Amerikan.
“Ron Nehring, Drejtor i Programeve Ndërkombëtare të Institutit të Lidershipit; Matt Shupe dhe Steve Garvey dhanë një vështrim të plotë të peizazhit politik, ndërsa Amerika i afrohet gjeneralit kryesor të vitit 2024, garën për e ngushtë ndërmjet Trump dhe Harris për Presidencën, Kongresin e SHBA.
Z John McKinney, Zëvendës Prokurori i distriktit në Los Anxhelos, dha një panoramë të nivelit të lartë të krimit në LA për shkak të politikave liberalen të majta me drogën dhe vjedhjen e cila ka krijuar një situatë të papranueshme në Californi, ai deklaroj se ndryshimet e mundshme të lidershipit dhe ashpërsimi i ligjeve mund të ndikojnë ndjeshëm sigurinë publike dhe luftën kundër krimit në të gjithë shtetin”, shkruan Albana Vokshi ndër të tjera.