Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Alarmi për bombë në shkollat në Tiranë, si vepruan mësuesit për të mos trembur nxënësit

Shkruar nga Newsbomb
Alarmi për bombë në shkollat në Tiranë, si vepruan
Fotomontazh/ Nxenesit duke dale nga shkollat

Pas emailit kërcënues për bombë të marrë nga shkollat e kryeqytetit, stafi mësimor ka ditur si të menaxhojë këtë situatë duke mos shkaktuar panik te nxënësit.

Policia bëri me dije se procesi mësimor po vijon normalisht, mirëpo dhjetëra nxënës u panë paraditen e kësaj të premte dukë lënë ambientet e shkollave të tyre.

Për këtë arsye newsbomb kontaktoi me një nga mësueset në shkollat e Tiranës e cila tregoi dhe mënyrën që kanë ndjekur me qëllim për të mos trembur nxënësit.

Drejtorët e shkollave përkatëse kishin zhvilluar një mbledhje kur dhe kishin vënë në dijeni stafin arsimor dhe i kishin urdhëruar që të nxirrnin nxënësit për ekskursion, teksa në ambientet e shkollës kontrolli po vijonte nga policia.

Theksojmë se Policia e Shtetit “u ngrit në këmbë” mëngjesin e kësaj të premte pas emailit kërcënues për bombë në shkollat e kryeqytetit. Pas kontrolleve të zhvilluar rezultoi se alarmi ishte fals, ndërkohë kjo situatë po vijon të mbahet në monitorim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed