Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Alarmi për bombë në shkollat e Tiranës, dosja i kalon SPAK, zbulohet kush e dërgoi mesazhin

Shkruar nga Newsbomb
Alarmi për bombë në shkollat e Tiranës, dosja i kalon SPAK,
Policia ne hyrje te nje shkolle ne Tirane

Një alarm për bombë në disa shkolla të Tiranës, në fund të javës së kaluar, ngriti në këmbë autoritetet shtetërore. Në terren dolën dhe agjentët e Antiterrorit, të cilët vlerësuan seriozitetin e situatës dhe kontrolluan shkollat e kryeqytetit kur pretendohej se do të derdhej gjak.

Një skenar i ngjashëm me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ku është raportuar disa herë për episode të tilla, që tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Këtë e ka bërë me dije eksperti Ervin Karamuço, i cili ka thënë se rasti do të hetohet për akte terroriste sepse ka rezultuar se personi që ka dërguar mesazhet dhe ka dhënë alarmin, është një shtetas rus që aktualisht ndodhet në Serbi.

“E mbani mend për mesazhin në shkolla, kanë bërë veprime Policia e Shtetit, Antiterrori dhe SHISH dhe ka rezultuar se personi që e ka bërë është rus që ndodhet në Serbi. Këtë veprim e ka bërë edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Dosja i është referuar SPAK për ta ndjekur për akte terroriste, ka qenë alarm nga dikush. Është i identifikuar, por mbahet sekret emri dhe mbiemri”, u shpreh mbrëmjen e sotme profesori në emisionin "Top Story" në Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese