Në një pallat në proces ndërtimi është gjetur një granatë. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu ekspertët e fushës janë vendosur në ndërtesë për të izoluar rrezikun e shpërthimit.
Burime për media kanë bërë me dije se granata është gjendur tek ish-fushat e tenisit në zonën “Myslym Shyri”. Kanë qenë pronarët e ndërtesës ato që kanë lajmëruar policinë me pretendimin se granata është hedhur nga disa individë.
Ende nuk janë bërë me dije rrethanat e vendosjes së granatës në atë pallat ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.
Vijon…
Sondazh
Poll