Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Alarm në Burgun e Peqinit, prangoset polici që po fuste drogë në qeli, hetime për zbulimin e porositësit

Shkruar nga Newsbomb
Alarm në Burgun e Peqinit, prangoset polici që po fuste drogë
Foto arkive nga Burgu i Peqinit

Një polic i Burgut të Peqinit është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, pasi po tentonte të fuste drogë në këtë institucion. Lënda narkotike dyshohet se është porositur nga të dënuarit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Erald Kasmi në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërkohë që Drejtoria e Burgjeve bën me dije vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të.

Njoftim paraprak për median - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese