Qyteti i Kurbinit është tronditur mesditën e sotme pasi pranë një lokali është gjetur një sasi lënde dyshuese djegëse dhe një kallëp tritoli.
Pas njoftimit, ekspertët xhenierë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po kryejnë veprimet për çaktivizimin e lëndës eksplozive.
Sasi e tritolit ështe gjetur pranë lokalit të 52-vjeçarit Ilir Ndoci në Kurbin.
“Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.