Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alarm i kuq në spitalin grek, Kryepeshkopi Anastas Janullatos në luftë për jetën, mjekët nuk japin shpresa

Shkruar nga Newsbomb
Alarm i kuq në spitalin grek, Kryepeshkopi Anastas Janullatos në
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndodhet në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është i intubuar në repartin e terapisë intensive (ICU) të spitalit “Evangelismos” në Athinë, ku po merr kujdes intensiv.

Gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar mjekët e spitalit që ta aktivizonin një “alarm të kuq” për të paralajmëruar rrezikun e lartë për jetën e Kryepeshkopit. Burime për mediat bëjnë me dije se kryepeshkopi është duke u përballur me probleme të rënda në funksionet e organeve jetësore, përfshirë organet e frymëmarrjes dhe të qarkullimit.

Kjo ka sjellë një ngarkesë të jashtëzakonshme për mjekët dhe infermierët që po kujdesen për të, të cilët janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme dhe intensive për të stabilizuar gjendjen e tij. Duket se gjendja është jashtëzakonisht delikate, pasi organet e tij nuk po reagojnë ashtu siç pritej nga trajtimi mjekësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese