Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Akuzoi të atin për përdhunim, 15-vjeçarja e përqafon mes lotësh dhe i kërkon falje

Shkruar nga Newsbomb
Akuzoi të atin për përdhunim, 15-vjeçarja e përqafon
Foto ilustruese

Pak ditë më parë opinioni publik, u trondit nga lajmi se një 15-vjeçare kishte denoncuar babain për abuzim seksual.

Por më pas rezultoi se kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë dhe se vajza nuk ishte abuzuar nga babai, po ajo e kishte krijuar këtë ngjarje se ishte mërzitur me babain.

Gazetarja ka treguar edhe momentin kur vajza dhe babai janë takuar në korridorin e gjykatës së Durrësit. 15-vjeçarja e ka përqafuar babain dhe i ka kërkuar falje për atë që kishte bërë.

Më pas, kanë zbritur në katin e parë të  gjykatës së Durrësit, aty ku do të zhvillohej seanca tjetër për çështjen e urdhrit të mbrojtjes dhe gjyqtari civil ka parë, në momentin para se të futej në sallë, vajza ka parë babain që i shoqëruar nga policët dhe nga avokati në korridorin e gjykatës, i është afruar dhe e ka përqafuar babain, ka filluar të qajë dhe i ka kërkuar falje për gjënë që i kishte bërë.

Kur ka filluar seanca për urdhrin e mbrojtjes, vajza ka pretenduar dhe ka treguar në gjykatë që nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe për këtë arsye nuk u është dhënë urdhër mbrojtjeje,  të njëjtën gjë që kanë pohuar edhe bashkëshortja, nëna  e vajzës dhe bashkëshortja e 48-vjeçarit që rezulton që nuk është e vërtetë. Ka qenë ajo në njëfarë forme që ka nxitur që të bëhej një kontroll i të gjithë situatës, por është pikërisht nëna pasi ka bërë konsultën me mjekun, ka parë dhe ka marrë vesh nga mjeku që vajza nuk është e abuzuar që ka kërkuar të tërhiqet akuza dhe të tërhiqet denoncimi, pra vajza është tërhequr nga pretendimi i parë që babai e ka abuzuar”, tha gazetarja për “Rudina”  në Tv Klan.

Kujtojmë që 15-vjeçarja nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se ishte e virgjër dhe se nuk ekzistonte asnjë abuzim që ajo pretendon. Në media qarkulluan lajmet se vajza e kishte bërë këtë pasi ishte mërzitur me të atin, pasi ky i fundit i kishte gjetur biseda me një shok dhe i kishte marrë celularin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese