
48-vjeçari Bledar Rako u arrestua mëngjesin e kësaj të marte pasi akuzohet nga vajza e tij se ka abuzuar seksualisht prej 4 vitesh. Vajza e tij, aktualisht është 15-vjeçe dhe nga denoncimi i bërë në komisariat në prani të psikologes ajo tregoi se abuzimi ndaj saj ka filluar që kur ajo ishte 11 vjeçe, pra 4 vite më parë.
Menjëherë pas denoncimit, policia e Kavajës ka arrestuar babin Bledar Rako mbi të cilin rëndon akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Pas arrestimit para efektivëve të policisë, babai i të miturës i ka mohuar akuzat teksa është shprehur se nuk e ka prekur me dorë të bijën.
“Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë”, tha ai.
Ndërkohë, është marrë edhe dëshmia e nënës së 15-vjeçares e cila tha se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti. Ajo pretendon se e bija po mashtron.
Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejne marredhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur ka qenë para një viti. Në dëshminë e dhënë para autoriteteve ajo ka thënë se prej katër vitesh abuzohej nga i ati. Akti ndodhte teksa e ëma largohej nga banesa dhe e mitura ndodhej në shtëpi vetëm me të atin.
Për të vërtetuar akuzat 15-vjeçarja do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, por mësohet se e mitura pasi është dërguar në Durrës, ka refuzuar ti nënshtrohet ekzaminimit.