Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Akuzoi babain për abuzim seksual, 14 vjeçarja tërheq denoncimin: Gënjeva, se më gjeti biseda me një shok

Shkruar nga Newsbomb
Akuzoi babain për abuzim seksual, 14 vjeçarja tërheq
Foto ilustruese

14- vjeçarja nga Kavaja, e cila këtë të martë akuzoi babain e saj Bledar Nako se ka abuzuar seksualisht me të për disa vite radhazi ka tërhequr denoncimin e saj.   

Burime bëjnë me dije, se e mitura ka deklaruar para hetuesve se ka gënjyer, pasi në të vërtetë babai nuk kishte abuzuar me të. Sipas dëshmisë, e mitura ka bërë kallëzim në polici kundrejt tij, në shenjë hakmarrje duke qenë se babai, Bledar Nako  i kishte zbuluar më herët disa biseda që kishte bërë në telefon me një shok.

Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”,- ka deklaruar e mitura.

Gjithashtu, sipas ekzaminimit mjekësor të kryer ndaj të miturës, ka rezultuar se ndaj 15-vjeçares nuk ka pasur akt të marrëdhënieve seksuale.

Ndërkohë avokati i 48-vjeçarit ka deklaruar se lidhur me kërkesën për urdhër-mbrojtje, edhe vajza edhe nëna e saj kanë deklaruar se nuk ndihen të kërcënuara.

Kujtojmë se pak më parë, Gjykata e Durrësit la në burg 48- vjeçarin Bledar Nako.

Seanca gjyqësore u zhvillua ditën e sotme me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se i akuzuari Bledar Nako u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata, por më pas seanca u ndërprere pasi ai ka njoftuar se ka avokatin e tij, të cilin ia ka marrë familja.

Pas nisjes sërish, Gjykata vendosi masën arrest me burg për 48 vjeçarin, ndërsa ai i ka mohuar akuzat e të bijës.

48- vjeçari Bledar Nako u arrestua këtë të martë, pas denoncimit nga vajza e tij se ai ka abuzuar seksualisht me të që prej 4 vitesh. Në dëshminë që vajza ka dhënë para hetuesve në Komisariat, ka thënë se abuzimi ndaj saj ka filluar që në moshën 11 vjeçare dhe se babai i saj e kryente këtë veprim, pasi familjarët e tjerë largoheshin nga shtëpia.

Akuzat e vajzës janë mohuar nga Nako, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe e ëma e vajzës, e cila është shprehur se nuk ka dijeni për këtë ndodhi dhe sipas saj, vajza mund të jetë duke gënjyer për ngjarjen e supozuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese