
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike ndërsa mësohet se është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane. Sipas raportimeve shqiptari akuzohet si kreu i organizatës së trafikut të kokainës në Perugia.
Grupi ishte i përfshirë kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Perugia. Operacioni u përqendrua në rajonin e Umbrias, kurse hetimet u shtrinë deri në Toskana.
Përgjimet dhe hetimet me metoda proaktive çuan agjentët deri tek baza e organizatës, ku u gjetën sasi të konsiderueshme droge.
Pas gjurmimit dhe ndjekjes ai u kap për qëllime ekstradimi pak ditë më parë dhe autoritetet italiane kanë nisur procedurat.
Hetimet lejuan dokumentimin e metodave dhe orareve të furnizimit, pikave të shpërndarjes dhe lëvizjeve të filialeve në territor, duke konfirmuar natyrën e organizuar dhe transnacionale të shoqatës kriminale.
Emri i të arratisurit nuk bëhet i ditur, për arsye që lidhen me hetimet në vazhdim, por burime hetimore konfirmojnë se ai është një nga drejtuesit kryesorë në menaxhimin e trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë.