Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, Gjykata lë në fuqi masën e sigurisë për Ervin Muçën

Shkruar nga Newsbomb

Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, Gjykata lë në fuqi

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “ arrest në shtëpi” për ish- drejtorin e Depertamanetit për Teknologjinë dhe Informacionin në Poolicinë e Shtetit, Ervin Muçën, pasi akuzohet për ndërhyrjen e paligjshme dhe vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, në verën e vitit 2023.

Ndaj Muçës u la gjithashtu në fuqi edhe masa e pezullimit nga detyra.

Më herët Muça mohoi akuzat e ngritura ndaj tij, duke u shprehur se është i pafajshëm dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

 “Deklarohem i pafajshëm. Është spekulim mediatik. Kam kryer detyrën, lëreni drejtësinë të veprojë, nuk kam bërë asnjë shkelje. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë. S’mi ka kërkuar askush”, tha Muça.

Ai akuzohet për “Hyrje e Paautorizuar Kompjuterike në rrjetet kompjuterike” pasi rezulton se më datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.

Mirëpo gjatë marrjes në pyetje Muça ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje dhe që të ketë kopjuar të dhënat e TIMS. E teksa Muça ka këtë pretendim, të kundërtën tregojnë pamjet e kamerës së sigurisë. Teksa drejtori i IT ka thënë se nuk ka qenë në punë atë ditë, kamerat tregojnë qartazi prezencën e tij në ambiente e Policisë.

Po ashtu kamerat kanë kapur momentin kur ish-drejtori merr të dhënat me një pajisje private. Por, nuk dihet ende se për çfarë Muçës i duheshin këto të dhëna kaq sekrete. Pasi flasim për sistemin TIMS, ku janë informacione si lëvizja e qytetarëve jashtë shtetit, por edhe të dhëna për persona që janë në kërkim, për ngjarje të rënda kriminale.

Burime bëjnë me dije se për këtë ngjarje po verifikohet edhe personi tjetër, i cili u fut në godinë në mënyrë të paautorizuar. Ai dyshohet se ka ndihmuar Muçon në kopjimin e të dhënave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese